Inaguroi rrugën më të çuditshme në Bulqizë, plas gallata në rrjet: O Lefter paske bërë korsi për gomarin

Inaguroi rrugën më të çuditshme në Bulqizë,…

Inagurimi i rrugës në lagjen Zoge në Dragu të Bulqizës nga kryetari i Bashkisë Lefter Alla, ka bërë që të plasë gallata në rrjet. Pas inagurimit të çuditshëm të këtij segmenti të pazakontë të sapondërtuar dhe të inauguruar, Lefter Alla me plot krenari ka postuar foto të rrugës në fjalë. Veç të veçantës që kjo rrugë duket si një shpikje alla shqiptare, në sy ranë edhe komentet e qytetarëve të kësaj zone.

Disa nga banorët e mpleksur pas PS duartrokisin këtë vepër të veçantë në llojin e tij, e disa të tjerë të cilët e shohin se si Alla, i cili është akuzuar edhe për përdorim të lëndës narkotike, keqpërdor paratë e taksapaguesve për rrugë që ‘thyejnë rekordin Guiness’, kanë komentuar me ironi këtë ‘vepër’.

Disa banorë shkruajnë se Lefteri ka bërë korsi për gomarin, e disa të tjerë nuk e kuptojnë nëse është rrugë apo kanal. Mirëpo zoti kryetar është prekur nga këto komente negative dhe i ka hequr menjëherë. Siç shihet në foto, ‘rruga’ e ‘reklamuar’ nga Lefter Alla është vetëm aty ku kalojnë gomat e makinës dhe pjesa tjetër është bosh. Komentet u takojnë juve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit