Inceneratori i Elbasanit kërkon 525 mijë euro: Na duhen makineri!

Inceneratori i Elbasanit kërkon 525 mijë euro:…

Inceneratorët vijojnë të gllabërojnë mijëra euro, edhe pse nuk ekzistojnë dhe janë nën hetim nga SPAK. Pas djegsit të Tiranës, që mori 613 mijë euro në 10 ditët e para të janarit, tani është radha e atij të Elbasanit për përfitime. “ECO Elb” është kompania që aktualisht ka nën administrim Inceneratorin e Elbasanit, duke parashtruar sëfundmi kërkesën për mjete të rënda në funksion të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Një procedurë e fundit të prokurimit, të çelur nga kjo kompani, është në objekt të kontratës “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane ne landfill (Makineri te renda)” me një fond limit prej 525 mijë euro. Në dokumentet që janë vënë në dispozicion nga kompania nënvizohet se mjetet mund të jenë për shitje apo dhënie me qira teksa kontrata do të jetë me një afat 12 mujor nga data e lidhjes. “Eco Elb” thotë se është kompani e re dhe disa mjete nuk i disponon.

Për inceneratorin e Elbasanit, janë dhënë disa dënime nga GJKKO, përfshirë këtu edhe ish ministrin Lefter Koka. Tre prej të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 6.8 vite burg; Mirel Mërtiri u dënua me 6.8 vite burg dhe Stela Gugallia dënohet me 4.8 vite burg. Lefter Koka u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre, por fajtor për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa u dënua me 5.8 vjet burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit