Inceneratori i Elbasanit nën hetim/ Te Metalurgjiku gjejnë zgjidhjen, i vënë zjarrin mbetjeve

Inceneratori i Elbasanit nën hetim/ Te Metalurgjiku…

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, zjarri në qytetin e Elbasanit po kthehet në një shqetësim serioz për shëndetin e qytetarëve.

Zjarri, i cili mendohet se ka rënë në një pikë të grumbullimit të skrapit, duket se është kthyer në një vend ku grumbullohen dhe digjen mbeturrinat.

Në Elbasan, po përsëritet situata që pak ditë më parë ka qenë në Vlorë, ku djegia e mbetjeve ka krijuar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar gjithë qytetin.

Inceneratori i Elbasanit aktualisht është nën hetim nga SPAK, dhe duket se zgjidhja që i ka ngelur bashkisë është djegia e mbeturinave në mjedise të hapur.

Por pavarësisht se banorët po sëmuren nga gjithë ai tym, për shtetin tonë kjo nuk përbën asnjë problem.

Ka qenë drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako ai i cili nuk ka lejuar që të ketë ndërhyrje nga ajri, por duke u lënë detyrë zjarrëfikësve që të fikin zjarrin nga toka, me çfarë mjetesh të munden.

Ndonëse nuk dihet se kur mund të fiket zjarri, avionët qeveria i mban të mbyllur duke rritur rrezikun e sëmundjeve për mijëra banorë që kanë zgjedhur Elbasanin si qytetin e tyre për të jetuar.

 “Zjarri nuk mund të fiket nga ajri sepse krijon më shumë oksigjen”, tha Çako.

Tashmë, efektivëve të zjarrëfikëses nuk u mbetet gjë tjetër, përveçse të luftojnë nga toka, me mjete rrethanore për të siguruar të ardhurat për familjet e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit