Inceneratori i Tiranës “minierë ari”, merr 613 mijë euro në 10 ditët e para të janarit edhe pse nuk ekziston

Inceneratori i Tiranës “minierë ari”, merr 613…

Inceneratori i Tiranë, edhe pse nuk ekziston vijon të gllabërojë mijëra euro nga buxheti i shtetit. Në 10 ditët e para të janarit, sipas të dhënave të bëra publike në “Open Data Albania” referohen transaksionet ditore të thesarit nga Ministria e Financave, ku në 10 ditët e para të janarit Integrated Energy BV, SPV ka përfituar 613 mijë euro, te cilat janë detyrime të prapambetura të Bashkisë së Durrësit ndaj inceneratorit.

Kjo shumë është sa 5 për qind e buxhetit vjetor që është planifikuar për inceneratorin e Tiranës këtë vit, një shumë totale prej 1,2 miliardë lekësh. Një faturë e paguar me datën 9 janar ishte regjistruar në thesar më 28 dhjetor 2023 dhe kishte për qellim të shlyente detyrimet e shtatorit 2023 të Bashkisë së Durrësit ndaj inceneratorit. Me datën 16 janar është paguar një fature prej 21,2 milionë lekë po nga Bashkia e Durrësit për mbetjet e depozituara në muajin nëntor 2023. Më 23 janar është kryer një pagese prek 18,3 milionë lekësh po nga Bashkia e Durrësit për depozitimin e mbetjeve të dhjetorit 2023.

Inceneratori i Tiranës, është cilësuar edhe nga hetimet e SPAK si afera më e madhe korruptive, ku përgjegjës për këtë janë zyrtarët më të lartë, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama, ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj, e shumë drejtorë dhe zyratrë të tjerë. Deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka dënuar vetëm ish deputetin Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, ndërsa për dosjen e Tiranës, ende nuk ka përfunuar pas hekurave asnjë “peshk i madh”. Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim, pak ditë më parë në një intervistë televizive, nga arratia ka akuzuar drejtpërdrejtë Erion Veliajn si pronarin faktik të djegsit fantazmë, ndërsa pritet të shihet se si do vijojnë hetimet dhe nëse kryebashkiaku do të përfundojë pas hekurave apo do ja hedh paq, ashtu siç ka shpëtura deri më tani. Në kërkim për megaaferën e shekullit janë edhe Klodian Zoto, Mirel Mërtit dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit