Inceneratori nuk punon/ Në Elbasan shpikin një ide gjeniale, mbetjet i hedhin në lumin Shkumbin

Inceneratori nuk punon/ Në Elbasan shpikin një…

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi shqiptarve rreth 26 milionë euro. Një industri e cila sot është vënë nën hetim, dhe për të cilën ka një ish-ministër në burg dhe një ish-deputet, teksa po hetohen zyrtarë të tjerë të lartë.

Përtej të gjitha dëmeve në buxhetin e shtetit, dyshimeve mbi emrat që qendronin pas fitimit të tenderit dhe të punës së tyre, sot në të nuk digjen mbetje. Prej muajsh inceneratori i Elbasanit është në remont, për shkak të defekteve teknike.

E megjithatë, duket se në Elbasan kanë gjetur një ide gjeniale për të zhdukur mbetjet. Sipas një investigimi të BIRN, disa tonelata mbetje digjen pranë lumit Shkumbin e disa të tjera hidhen në të.

Në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin në fshatin Bradashesh, 3 kilometra larg nga inceneratori është parë një makinë e Bashkisë së Elbasanit duke depozituar mbetje urbane.

“Mbi 1 vit e gjys që ne kemi kapur shoferë që thonë jemi me urdhër të bashkisë dhe vazhdojnë çdo ditë që derdhen mbeturinat këtu tek njësia e Bradasheshit. Jemi ankuar në polici, jemi ankuar te prefektura te ato të mjedisit, kanë ardhur para një viti, kanë bërë disa video kanë ikur dhe asgjë nuk kanë bërë deri tani siç e shihni edhe vetë,” tha një banor i zonës në kushtet e anonimatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit