Incident ajror/ Avionët rusë bllokojnë avionët luftarakë amerikanë në Maqedoninë e Veriut

Incident ajror/ Avionët rusë bllokojnë avionët luftarakë…

Avionëve luftarakë amerikanë B1, që sot fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të këtij shteti në NATO, u është zënë rruga dhe janë provokuar nga dy avionë luftarakë rus “Suhoi”, raporton TV21.

Për këtë akt ka shkruar edhe vetë Ambasada ruse në Shkup, në profilin e saj në Twitter. “Dy lanserëve amerikanë B1 nga baza ajrore në Elsvort, Dakota Jugore, që shkonin drejt kufirit shtetëror të Rusisë mbi Detin e Zi, u është zënë rruga sot nga dy avionë luftarak rus Sukhoi. #StopNATO” shkruhet në postimin në Twitter.

Agjencia ruse e lajmeve RussiaToday për këtë ngjarje ka shpërndarë një video me titullin “Ju lutemi largohuni”, ndërsa videoja është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Po të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ambasada ruse në Shkup në profilin e saj në Tuiter.

Sot mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Kjo u bë si shenjë mirëseardhjeje në NATO e anëtarit më të ri të Aleancës. Ambasada e SHBA ka shkruar se përmes këtij fluturimi shprehin mbështetjen e tyre të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit