Incident serioz midis fregatës gjermane dhe anijes turke në brigjet e Libisë

Incident serioz midis fregatës gjermane dhe anijes…

Një incident serioz raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Mesdhe, ku janë përfshirë një fregatë gjermane dhe një anije turke.

Raportohet se autoritetet turke bllokuan kryerjen e një kontrolli nga marina gjermane teksa ajo po lundronte në drejtim të portit të Misratas në Libi.

Fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Ushtarët nga fregata “Hamburg” hipën në anijen turke, “Rosaline A”, gjatë natës, por u desh të braktisnin kontrollet dhe të tërhiqeshin pasi Turqia dërgoi një notë proteste.

Burimet turke të sigurisë thanë se “Rosalina-A” mbante materiale të ndryshme si ushqim dhe bojë dhe se ekipi i kërkimit kishte shkelur ligjin ndërkombëtar duke mos pritur lejen nga Turqia.

“Ushtarët kuptuan që nuk kishte kurrgjë tjetër në anije, përpos ndihmave humanitare, ushqimeve si biskota, dhe materiale boje, duke u larguar nga anija”, tha një burim.

Duke e konfirmuar lajmin për revistën gjermane “Der Spiegel” një zëdhënës gjerman i Ministrisë së Jashtme i tha se “Hamburg” e kishte interecpetuar “Rosaline A” 200 km në Veri të qytetit libanez të Bengazit.

Ai tha se “Hamburg” kishte ndjekur procedurat standarde të pritjes për orë të tëra, duke pritur një aprovim”, duke shtuar se të gjitha procedurat ishin ndjekur me korrektësi”.

Burimi. TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit