Incident tragjik në Elbasan, goditet me thikë dhe humb jetën një 35-vjeçar

Incident tragjik në Elbasan, goditet me thikë…

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Nga raportimet e para thuhet se, është goditur me thikë dhe ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë varrezave të qytetit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

Mësohet se i riu është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimmin dhe kapjen e autorëve të krimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit