Filmoi marrëdhëniet seksuale me partneren dhe shpërndau videot, arrestohet i riu

Filmoi marrëdhëniet seksuale me partneren dhe shpërndau…

Pasi filmoi dhe regjistroi mardhënien seksuale me partneren, e më pas i shpërndau ato policia e Pejës ka vënë në pranga të riun. Ka qenë një grua 31-vjeçare që e ka denoncuar ngjarjen .

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar partnerin e saj për shkak se i njëjti ka incizuar derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin dhe për më keq të njëjtat pamje i ka shpërndare te një numër i caktuar i personave.

Publikimi i videove e ka shqetësuar në masë të madhe viktimën, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së mërkurë.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal, “Kushdo që pa autorizim fotografon, filmon, incizon me video ose në ndonjë mënyrë tjetër incizon personin tjetër në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi ka pritje të arsyeshme për privatësi dhe në këtë mënyrë thelbësisht cenon privatësinë e tjetrit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit