Indeksi i Njohurive/ Shqipëria renditet e fundit në rajon, përkeqësohet në  raport me vitin 2020

Indeksi i Njohurive/ Shqipëria renditet e fundit…

Shqiptarët nuk mbajnë nivel të mirë të njohurive. Shqipëria renditet në vend të 68-të, nga 132 vende në total, në “Indeksin Global të Njohurive” për vitin 2022. Sipas studimit, vendi ynë dhe vlerësohet me 45.4 pikë, duke u përkeqësuar në raport me vitin 2020 edhe sa i përket renditjes në listë.

Për vitin 2022 të dhënat e indeksit tregojnë se Shqipëria është poshtë mesatares botërore sa i përket pikëve.

Në edukimin parauniversitar Shqipëria renditet në vendin e 61-të, ndërkohë që në edukimin e lartë renditemi në vend të 49-të. Sa i përket teknologjisë dhe komunikimit pozicionohemi në vend të 64-tët, ndërkohë për trajnimet dhe edukimin teknik Shqipëria përkeqësohet edhe më tej duke zbritur në vend të 115-të. Për ekonominë renditemi në vend të 99-të, ndërsa në kërkim dhe inovacion renditemi në vend të 55-të.Pra, në nivel rajoni, në këtë edicion të këtij indeksi, Shqipëria ka pozicionin më negativ. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit