Indeksi i urisë globale, mbi 10% e fëmijëve në Shqipëri nuk ushqehen mjaftueshëm

Indeksi i urisë globale, mbi 10% e…

Mbi 10% e fëmijëve në Shqipëri nuk ushqehen mjaftueshëm, ky është konkluzioni sipas Indeksit Global të Urisë. Ndonëse nuk karahasohet me vendet afrikane, apo me vendet në konflikt, sërish Shqipëria ka një përqindje të asaj që quhet “lufta me urinë”.

Sipas objektivave të vendosura, Shqipëria duhet të jetë në nivelet 0% sa i përket urisë në vitin 2030. Të moshuarit dhe komuniteti rom dhe egjiptian janë veçanërisht të të prekur nga mungesa e ushqimit të mjaftueshëm. Këta janë edhe personat të cilët gjenden edhe më së shumti rrugëve duke lypur apo duke kërkuar lëmoshë.

Ndonëse në Shqipëri janë ngritur disa qendra sociale për ofrimin e vakteve falas, sërish rreziku për të mos u ushqyer mbetet. Sipas statistikave botërore, çdo vit 3 milionë fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes.

  • % e popullsisë që janë të paushqyer
  • % e fëmijëve nën 5 vjeç që mbiushqehen
  • % e fëmijëve nën 5 vjeç që nënushqehen
  • % e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit