Indi/ Martojnë vajzat e mitura me të moshuar! 2000 të arrestuar

Indi/ Martojnë vajzat e mitura me të…

Zakonet patriarkale martojnë të miturat me burra disa dekada më të mëdhenj në moshë

Gjatë javës së kaluar, policia ka arrestuar më shumë se 2,000 burra në një aksion kundër martesave të paligjshme të fëmijëve, vajza nën moshën 18 vjeç në shtetin verilindor indian të Assam.

Fushata dyjavore e policisë në shtetin Assam filloi pasi kryeministri Himanta Sarma bëri thirrje për ndihmë publike për të shfuqizuar “praktikën e gabuar” të cilën ai e përshkroi si të shfrenuar.

Në Indi, mosha ligjore për martesë është 21 vjeç për burrat dhe 18 për gratë. Megjithatë, në zona të ndryshme të vendit, veçanërisht në ato rurale, rregulli shpërfillet rregullisht për shkak të zakoneve patriarkale dhe vështirësive ekonomike.

Burrat që martohen me vajza nën moshën 14 vjeç janë akuzuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Ofendimet Seksuale (POSCO) që kriminalizon seksin midis një të mituri dhe një të rrituri. Ligji nuk e njeh pëlqimin e të miturit si të vlefshëm, raporton rfi.fr.

Shkalla alarmante të shtatzënisë tek adoleshentët

India ka një problem masiv të martesës së fëmijëve dhe ka dyshohet se është shteti me numrin më të madh të nuseve të mitura, afërsisht 223 milionë, që është një e treta e totalit global, sipas UNICEF.

Përllogaritjet e OKB-së sugjerojnë se 1.5 milionë vajza martohen para se të mbushin 18 vjeç. Rreth 16 për qind e vajzave në grupmoshën 15-19 vjeç janë të martuara aktualisht.

Assam ka shkallën më të madhe të vdekshmërisë amtare (MMR) në vend. Sipas Anketës së fundit Kombëtare të Shëndetit Familjar që u krye në 2019-2020, shteti kishte një normë shtatzënie të miturish prej 11.7 përqind, dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare prej 6.8 përqind.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit