Indi/ Dyshohet se rebelët i dolën në pritë, vriten 5 ushtarë dhe 2 civilë

Indi/ Dyshohet se rebelët i dolën në…

Të paktën 5 ushtarë indianë dhe dy civilë janë vrarë nga një pritë që mendohet të jetë organizuar nga rebelët. Ngjarja ka ndodhur në Manipur, shumë pranë kufirit me Mianmarit.

Rebelët u hodhën mbi një kolonë të forcave paraushtarake indiane që ishin rrugës për në një fshat të largët në rrethin Churachandpur, shtoi një oficer policie i paidentifikuar nga kryeqyteti i Manipur, Imfala.

Në mesin e të vrarëve ishte koloneli i forcave paraushtarake të ushtrisë indiane, Assam Rifles, gruaja dhe djali i tij, raportoi AP.
Policia tha se rebelët hapën zjarr me armë automatike, duke vrarë të shtatë personat në vend, raporton bloomberg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit