Indi, Google gjobitet me 160 milionë dollarë nga Antitrusti

Indi, Google gjobitet me 160 milionë dollarë…

Një gjobë prej 160 milionë dollarë për Google. Ky është sanksioni i vendosur mbrëmë nga Antitrust Indian ndaj gjigantit të internetit, për pozicionin e tij të dominimit absolut në tregun e smartfonëve të vendit.

Komisioni i Konkurrencës i Indisë, organi që caktoi gjobën e madhe, zbuloi se Google e projektoi platformën e tij për të tejkaluar të gjithë konkurrentët e tjerë me aplikacionet e tij të njohura.

Në shumicën e telefonave inteligjentë që përdorin sistemin operativ Android, Google ka krijuar një prani dominuese me aplikacione të para-instaluara, si YouTube, PlayStore ose motorët e kërkimit Crome. Përveç gjobës, Autoriteti Antitrust ka urdhëruar Google të ndryshojë mënyrën e operimit brenda një periudhe të caktuar.

India është tregu i dytë më i madh në botë për përdoruesit e smartfonëve, pas Kinës, me mbi 170 milionë njësi të shitura në vit. Sipas qendrës së studimit Counterpoint, tregu indian i smartfonëve u rrit me 26% në 2021, në 95% të rasteve sistemi operativ i përdorur është Android, ai i dominuar nga Google.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit