India aprovon vaksinën e dytë kundër Covid-19!

India aprovon vaksinën e dytë kundër Covid-19!

India ka aprovuar zyrtarisht dy vaksina kundër Covid-19. Sipas mediave të huaja pasi i dha dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga Oxford Astra Zeneca, India ka miruatuar dhe një vaksinë tjetër të bërë nga firma indiane Bharat Biotech.

Rregullatori i barnave në vend dha autorizim emergjent për vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit dhe prodhuesi i ilaçeve me qendër në Mbretërinë e Bashkuar AstraZeneca , dhe vaksinën e zhvilluar nga kompania indiane Bharat Biotech.

Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave, Dr. Venugopal G. Somani tha që të dy vaksinat do të administroheshin në dy doza. Ai tha se vendimi për të miratuar vaksinat u *mor pas ‘ekzaminimit të kujdesshëm’ nga Organizata Qendrore e Kontrollit të Barnave, rregullatori farmaceutik i Indisë.

Kryeministri Narendra Modi e quajti miratimin e vaksinës një ‘pikë kthese vendimtare për të të luftuar pandeminë e Covid-19.

AstraZeneca ka kontraktuar Institutin Serum të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, për të bërë 1 miliard doza të vaksinës për vendet në zhvillim, përfshirë Indinë.  Ditën e djeshme, India ka miratuar vaksinën e Astra Zeneca, kundër Covid-19./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit