India bëhet vendi i tretë në botë që numëron mbi 300 mijë viktima nga Covid-19

India bëhet vendi i tretë në botë…

India raportoi 4,454 humbje jete nga Covid-19 të hënën, duke bërë që totali i viktimave në vend të shkojë në 303,720.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në vend, rezulton se India është vendi i tretë në botë që raporton një bilanc kaq të lartë vdekjesh nga virusi pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se në 24 orë u konfirmuan edhe 222,315 të infektuar, duke e bërë të hënën ditën e katërd radhazi në të cilën numri i rasteve është në rënie.

Megjithatë, numri i vdekjeve të hënën ishte më i larti i raportuar që më 19 maj.

Që nga fillimi i pandemisë, India numëron një total prej 26,7 milionë të infektuarish. Ndërsa, që nga 16 janari, në vend janë administruar të paktën 196,051,962 doza vaksinash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit