Individë antiamerikanë në PD? Salianji: Keqardhje për akuzat e rëndomta

Individë antiamerikanë në PD? Salianji: Keqardhje për…

Ish deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për herë të parë, pas deklaratave të bëra nga Agron Shehaj, i cili është shprehur se është sulmuar nga individë anti amerikanë brenda PD, pas takimit që kishte pasur me Yuri Kim.

Salianji thekson se në PD kurrë s’ka pasur e nuk do ketë antiamerikanë, duke shtuar se këtë shpifje vetëm Rama ka pasur guxim ta thotë.

Postimi i Plotë
Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të kandidatit Agron Shehaj.

Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë vend për asnjë antiamerikan.

Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t’i bëjnë PD.

Një gjë të tillë deri më sot me shpifjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit