Industria në Indi kërkon ndaljen e veprimtarisë ekonomike për të shpëtuar jetë

Industria në Indi kërkon ndaljen e veprimtarisë…

Konfederata e Industrisë Indiane, një organizëm i rëndësishëm i vendit,  u kërkoi autoriteteve në Indi të ndërmarrin “hapat më të fortë kombëtarë” dhe të kufizojnë aktivitetin ekonomik për të shpëtuar jetët e njerëzve, ndërkohë që vendi lufton me raste të koronavirusit që kanë mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor.

Shkalla e infeksioneve të reja ra pak, por vdekjet vazhdonin të rriteshin. Autoritetet raportuan 392,488 raste të reja në 24 orët e mëparshme, duke çuar gjithsej rastet në 19.56 milionë. Vdekjet u rritën me një shifër rekord 3,689, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 215,542.

Miliarderi Uday Kotak, drejtori menaxhues i “Kotak Mahindra Bank” tha se një “masë reagimi maksimal në nivelin më të lartë kërkohet për të prerë zinxhirin e infeksionit”, pasi ndërtimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor do të marrë kohë.

Ai foli në emër të Konfederatës së Industrisë Indiane, ku është president.

“Në këtë moment kritik kur numri i jetëve po rritet, Konfederata kërkon marrjen e hapave më të fortë kombëtarë duke përfshirë kufizimin e aktivitetit ekonomik për të zvogëluar vuajtjet,” tha Kotak në një deklaratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit