Industria përpunuese drejt falimentit, 40% e punonjësve humbën punën dy vitet e fundit

Industria përpunuese drejt falimentit, 40% e punonjësve…

Viti 2023 shënoi rënien më të madhe vjetore në 10 vitet e fundit të rritjes ekonomike për industrinë përpunuese në Shqipëri.

Sektorë si indurstria dhe bujqësia janë në gjendje mbijetese, për shkak të rritjes së kostove të punëtorëve dhe uljes së kërkesës për mall nga tregu i huaj. Kështu prodhuesit ushqimorë, ata të veshjeve dhe këpucëve të përqendruar te eksporti janë në prag falimenti.

Pronarët e fabrikave të mëdha pohojnë se janë në gjendje mbijetese, ndërsa për ato njësi më të vogla me numër më të ulët punonjësish u mbyllën në fillim të vitit. Kjo gjendje pasqyrohet dhe nga punonjëset e disa fabrikave të prodhimit të këpucëve, të cilat janë ngritur në protesta për shkak të mohimit të pagës dhe sigurimeve shoqërore.

Sipas sipërmarrëse, kjo gjë lidhet me rënien e fitimit dhe kursin e këmbimit të euros e cila përgjatë vitit 2023 u këmbye mesatarisht me 108.7 lekë, duke iu afruar dhe vlerës së 100 lekëve. Një rritje e vogël e pagës së punonjësve të këtyre sektorëve, duket se u ka dhënë një tjetër goditje pronarëve të industrisë.

Tashmë bizneset janë përpara zgjedhjes së vështirë për tu përshtatur me tregun, ose të përqëndrohen në një tjetër drejtim si ai i shërbimeve turistike. Ata që e vuajnë më shumë janë punonjësit e këtyre kompanive, të cilët kanë kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës në këtë profesion, dhe e kanë të vështirë të përshtaten në një punë tjetër.

Sipas INSTAT në vitin 2022 në sektorin e prodhimit të këpucëve kanë qenë të punësuar 20 mijë persona, por në fillim të këtij viti më shumë se 40% e humbën punën, duke rritur vështirësitë e jetesës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit