Inertet po bëjnë 'kërdinë' në Tiranë, i ndryshojnë shtratin natyror lumit Erzen

Inertet po bëjnë ‘kërdinë’ në Tiranë, i…

Inertet që po shkatërrojnë mjedisin po bëjnë kërdinë në vendin tonë, teksa një pamje e shëmtuar të vret syrin në zonën e Arbanës, zonë vetëm rreth 10 km larg qendrës së Tiranës. Në këtë zonë hidhen pirgje me inerte që jo vetëm janë në dëm të mjedisit, por ndryshojnë shtratin natyror lumit Erzen. E ndonëse kjo situatë vazhdon të jetë po e njëjtë Policia e Shtetit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Ministria e Mjedisit, nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e gjendjes që lë për të dëshiruar. Gjithashtu edhe në fshatin Picallë dhe Stermas të Tiranës, gjen kudo mbeturina dhe inerte të hedhura në breg të lumit. Madje më e çuditshmja që ndodh vetëm në vendin tonë, është që po merren toka bujqësore me qira, të cilat po kthehen hapur në vendin ku depozitohen inertet. Sipas TCh, autorët e masakrave mjedisore po devijojnë edhe rrjedhën e lumit Erzen, i cili si asnjëherë më parë është tërësisht i ndotur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit