Ines Garcia prishi lidhjen e saj 5-vjeçare pasi Yamal i shkruajti në instagram

Ines Garcia prishi lidhjen e saj 5-vjeçare…

Jeta private e yllit të Spanjës, Lamine Yamal, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa një histori e vjetër rreth lidhjes së tij me influencuesen Anna García është rikthyer sërish në rrjetet sociale.

Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar online, García i ka dhënë fund një marrëdhënieje të gjatë pesëvjeçare për të nisur një histori të re dashurie me talentin spanjoll. Pretendimet e pakonfirmuara thonë se gjithçka nisi pasi ajo mori një mesazh privat në Instagram nga Yamal, i cili më pas çoi në afrimin mes tyre.

Sot, influencuesja shihet në krah të futbollistit gjatë festimeve pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës, si partnerja e tij zyrtare, ndërsa çifti ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve.

Megjithatë, García ka pranuar se vëmendja e madhe ndaj jetës së saj private ka qenë e vështirë për t’u përballuar. Përmes reagimeve të saj në rrjetet sociale, ajo ka kërkuar më shumë mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se thjesht po jeton jetën e saj dhe se njerëzit duhet të tregojnë “pak empati dhe humanizëm”.

Pavarësisht zhurmës mediatike dhe komenteve në rrjet, as Anna García dhe as Lamine Yamal nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht detajet e historisë së tyre të dashurisë dhe as pretendimet për mënyrën se si ka nisur lidhja.

Ndërsa Yamal vijon të shkruajë historinë në fushën e futbollit, jeta e tij jashtë saj mbetet një tjetër temë që tërheq vëmendjen e fansave në mbarë botën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit