Infeksioni i kafshëve të egra në Has, po rrezikon kafshët e buta

Infeksioni i kafshëve të egra në Has,…

Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë ka ngirtur alarmin e përhapjes së sëmundjes së leishmaniozës. Kjo e fundit është një infeksion parazitar, njëqelizor që burim kanë qenin, por edhe disa kafshë të egra si çakalli, dhelpra etj.

Sipas Federatës së Gjuetisë, kjo sëmundje së fundmi është konstatuar te dhelpra e kuqe një fshat të Bashkisë Has. Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë i kërkon Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizatave Mjedisore dhe Stacioneve Veterinare në Shqipëri, të marrin masa dhe të zbarkojnë në terren për të kontrolluar kafshët e egra, kryesisht dhelprat e kuqe pasi rrezikojnë shëndetin edhe të kafshëve të buta.

Thirrja e Federatës Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizatave Mjedisore dhe Stacioneve Veterinare në Shqipëri.

Nga informacione te besueshme marre nga komuniteti dhe shoqatat e gjuetareve konstatojme se eshte shfaqur semundja e leshmanjozes tek dhelpra e kuqe per te mos thene terbimi tek kjo specie. Aksioni nga MTM(zonat e mbrojtura)sic duket ka qene sa per te kaluar radhen dhe mbushur formularet. Gjendja ne teren eshte krejt ndryshe. Me patjeter kjo semundje duhet monitoruar dhe kontrolluar. Jemi te gatshem te japim kontributin tone sebashku me qendrat veterinare dhe shoqatat mjedisore ne cdo bashki. Dukuri te tilla jane prezente ne qarkun Kukes e Shkoder. Nuk eshte cudi qe edhe murtaja (ethet e derrit Afrikan) te shfaqet ne vendin tone kur vendet e rajonit perfshire Kosoven dhe Maqedonine e kane konstatuar ne habitatin e tyre. Burime bejne te ditur qe jane pare derra te eger “shume miqesor me qente dhe barinjte),shenje kjo e kesaj semundje. Me pare se te shperthej nje epidemi e mundeshme te kafshet e egra por edhe te buta duhet qe nga institucionet pergjegjese te meren masa te menjehereshme monitorimi. Fotoja eshte e dites se djeshme ne Qarrishte te Golajt, te Bashkise Has.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit