Infektimi i 1-vjeçarit me HIV, Gjykata e Apelit i jep të drejtë prindërve: Të hetohet rasti imtësisht!

Infektimi i 1-vjeçarit me HIV, Gjykata e…

Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë të drejtë prindërve të fëmijës të infektuar me HIV, duke kërkuar nga Prokuroria nis menjëherë dhe në mënyrë urgjente hetimet për rastin në fjalë. Fëmija i lindur më 8 tetor 2021, u identifikua me HIV AIDS në 2 mars 2022. Fillimisht ai qendroi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku i sapolinduri qëndroi në reanimacion, dhe më pas në QSUT aty ku në kohë të ndryshme fëmija u shtrua në disa reparte.

Gjykata rrëzon kështu vendimin e Prokurorit Saimir Hysi, i cili vendosi mosfillim të hetimit me arsyetimin se nuk është konsumuar shkelje ligjore. Ne vendimin e zbardhur thuhet se nuk është shqyrtuar dhe analizuar i plotë rasti, nuk janë marrë dëshmitë e personave të akuzuar e po ashtu, as një mendim i ekspertit mjeko-ligjor.

Apeli vë në dukje se një prokuror, nuk mund të mosfillojë hetimin bazuar në të dhëna subjektive, por vetëm referuar fakteve, ligjit dhe dëshmive. Ligji parashikon që nëse infektimi i 1-vjeçarit me HIV konfirmohet se ka ardhur si rezultat e neglizhencës mjekësore, dënohet nga 3 deri në 7 vite burgim.

Fillimisht rasti u mbajt i izoluar dhe në mënyrë të fshehtë nga syri i mediave, por ishin prindërit e alarmuar që kërkuan që çështja të bëhej publike dhe organet e drejtësisë të vepronin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit