Infektimi i 5 lojtarëve me COVID-19, FSHF merr vendimin e rëndësishëm për derbin Tirana-Partizani

Infektimi i 5 lojtarëve me COVID-19, FSHF…

Infektimi i 5 lojtarëve të “Partizanit” në 24 orët e fundit me koronavirus, ka vënë në pikëpyetje serioze zhvillimin e derbit të sotëm me Tiranën.

Nisur nga kjo situatë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë vendimin për derbin e sotëm.

Ai do të zhvillohet sipas programit, në orën 20:45 në “Air Albania”.

Infektimi me koronavirus i 5 lojtarëve të Partizanit, e vuri derbin në rrezik, por vendimi i FSHF-së ka shuar çdo dilemë.

Pra, takimi do të luhet, edhe pse në kampin e kuq do të ketë mungesa të rëndësishme.

Ndërsa mungesa më e madhe është ajo e tifozëve, pasi siç dihet ndeshjet po luhen me dyer të mbyllura.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

Infektohen edhe tre persona të tjerë me COVID-19 te Partizani (EMRAT)

Lexoni edhe…:

Koronavirusi te ‘Partizani’/ Shokët e ekipit rrahin me sende të forta në mesnatë mbrojtësin rumun Boldor

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit