Infektimi i vëllezërve Budina si nëpër filma, Kapexhiu: U bë për t'i goditur politikisht

Infektimi i vëllezërve Budina si nëpër filma,…

Infektimi me koronavirus i dy vëllezërve artistë Edmond dhe Robert Budina, mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe me prapavija politike, i inskenuar një soj si nëpër filma.

I këtij mendimi ka qenë regjisori i njohur, Bujar Kapexhiu, i cili ka hedhur hije dyshimi mbi këtë ngjarje që ai e ka konsideruar si të stisur qëllimisht.

I ftuar në emisionin “360gradë” të moderatorit Artur Zheji, në “Ora TV”, regjisori Bujar Kapexhiu, ka hedhur hije dyshimi se, infektimi i dy kolegëve që mbrojtën fort kauzën e Teatrit Kombëtar mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Sipas Kapexhiut, injektimi mund të jetë bërë për t’i goditur politikisht, por sipas tij ketë gjë nuk mund ta bëj një mjek, por persona të tjerë të administratës.

Bujar Kapexhiu: Politika infektoi me virus vëllezërit Budina ...

“Kjo është bërë vetëm në mënyrën politike, vetëm për t’i goditur këta të dy që ishin mbrojtësit e Teatrit, që ishin frymëzues, që ishin nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firma për të ndërtuar teatrin ashtu siç ishte.

Kjo është për t’i shtënë frikën të tjerëve që mos ju afroni këtyre njerëzve se këta do ju ngjisin koronën, pra ishte një sulm i menjëhershëm”,- deklaroi Kapexhiu.

Më tej regjisori përforcoi idenë e tij teksa theksoi se: “Unë e besoj nga politika. Politika e bën këtë gjë. Vetëm nuk e besoj se injeksionin do ta bëjë mjeku, jo. Këta do marrin një person tjetër, e veshin me të bardhë dhe ai shkon e bën atë.

Ky është skenari. Mjeku nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Kurse punonjësi ose roja e administratës vishet me bluzë të bardhë, shkon ja bën injeksionin dhe nga roje bëhet drejtor drejtorie”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit