Infektohen edhe tre persona të tjerë me COVID-19 te Partizani (EMRAT)

Infektohen edhe tre persona të tjerë me…

KF Partizani konfirmon se edhe 3 lojtarë të tjerë kanë rezultuar brenda kampit të kuq me COVID-19. 

Ata janë Esat Mala, Kristi Kote dhe Erald Çinari.

Të tre këta futbollistë janë asimptomatikë dhe janë vetizoliar.

Më parë rezultuan pozitiv Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, dhe tashmë tek kampi i kuq janë 5 lojtarë me COVID-19.

STATUSI I PLOTË NGA KF PARTIZANI

NJOFTIM

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit