Infektohen me COVID-19 mësues dhe policë... situata del jashtë kontrollit në qytetin turistik shqiptar

Infektohen me COVID-19 mësues dhe policë… situata…

Shtimi i rasteve me koronavirus në vend ditët e fundit, ka rifutur në hartën e zonave të kuqe edhe shumë qytete që më parë kishin rënë në qetësi.

Plot 8 raste të reja me COVID-19 janë raportuar sot në qytetin e Beratit, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në këtë qytet.

Njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishteje, në një nga shkollat e Beratit.

Të infektuarit me Koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra. Ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga komshija e tyre, gruaja 45-vjeçare, që rezultoi e prekur disa ditë më parë.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes,testet e të cilëve rezultuan “pozitiv” me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik. 

Ndërkohë, nuk konfirmohet ende numri i tamponëve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid-19, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat.

Por nga ana e DSHP-së, konfirmohet se, është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta.

Po nga kjo drejtori konfirmohet se, ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, do të dezinfektohen banesat e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot “pozitiv”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit