Infektohet me Covid-19 zyrtari i lartë në Malin e Zi

Infektohet me Covid-19 zyrtari i lartë në…

Pandemia e koronavirusit u përhap me ritme të shpejta në mbarë globin prej momentit të shpërthimit të rastit të parë në Wuhan të Kinës.

Ndërsa shqetësuese mbeten shifrat ende sot kjo për shkak se nuk ka një mjekim apo vaksinë të pranuar zyrtarisht për dhënien e rezultateve.

Infektime ka patur në institucione të ndyrshme dhe një rast është shënuar edhe në Malin e Zi. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Kemal Purishiq është infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë publik nga qeveria malazeze e cila njoftoi përmes një postimi në Tëitter ku thuhet se ministri është izoluar në banesë bashkë me gruan e tij.

Prej rezultateve të mbrëmshme të testit, ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim!

Mali i Zi ka regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orë. Dy persona kanë vdekur dje nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit