Infektohet me koronavirus edhe Shefi i Komisariatit

Infektohet me koronavirus edhe Shefi i Komisariatit

Covid-19 ka prekur edhe Komisariatin e Kavajës.

Shefi i Komisariatit të Kavajës mësohet të jetë infektuar me koronavirus, raporton Abc Neës.

Mësohet se pozitive po ashtu rezulton edhe bashkëshortja e tij.

Ata kanë rezultuar të infektuar disa ditë më parë. Ndërkaq, nuk dihet se si e kanë rënë në kontakt me Covid-19.

Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë njoftoi sot në 24 orët e fundit nga 431 testime janë konfirmuar pozitiv 55 raste me COVID-19.

Ndërkohë në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit