Infektohet me koronavirus një mësues në Krujë

Infektohet me koronavirus një mësues në Krujë

Numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë, vijon të shtohet. Kështu mësohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 5 raste pozitive me koronavirus në Vlorë, 4 prej tyre familjarë të rastit të parë, të djeshëm si dhe një rast i ri, vatër e re në një fasoneri.

Gjithashtu edhe në Krujë rezultojnë edhe dy raste të reja të prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për nënën e një punonjëse fasonerie e cila është infektuar nga e bija dhe për një mësues. Ndërkohë sot vijojnë testimet në fasoneri për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të punonjëses së infektuar.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë u regjistruar 44 raste të reja të prekur nga koronavirusi, ndërsa një qytetar nga Lushnja ndërroi jetë.

Tre ditët e fundit shifrat kanë qenë në nivel alarmant, duke sjellë paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se nëse nuk ka ndërgjegjësim mund të rikthehet karantina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit