Infektohet me koronavirus roja i spitalit psikiatrik në Elbasan

Infektohet me koronavirus roja i spitalit psikiatrik…

Një person është konfirmuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Elbasan, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Behet fjalë për një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.

Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre.

Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.

Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit