Infektoi gjithë administratën me COVID-19, Amant Josifi vijon bizneset i pashqetësuar

Infektoi gjithë administratën me COVID-19, Amant Josifi…
Amant Josifi, Këshilltari i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që ditë më parë në “Gazetaatdheu.com”, u denoncua si i dyshuar për përhapje të infektimit me COVID-19 nga punonjës të administratës, vijon të punojë i qetë dhe asnjë masë nuk është marrë ndaj tij.
 
Amanti është ortaku i Olsi Ramës në disa biznese që dyshohen për pastrim paraje dhe që në Shqipëri kanë funksionuar si Call-centre për bursa fantazma.
 
Por ai është edhe ortaku dhe administratori i aksioneve të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila është bashkë ortake në disa biznese ku me përqindje aksionesh është edhe vet vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi.
 
Amanti nga ana tjetër, edhe pse me konflikte të pastra interesi, dhe i përfshirë në mashtrime ndërkombëtare financiare, punon brenda administratës shtetërore, si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Më poshtë është dokumenti që e vërteton këtë:

Foto: Pozicioni i Amant Josifit si Këshilltar, në organigramën e kabinetit të ministres Olta Xhaçka

 
Ditë më parë punonjës të administratës e denoncuan Josifin, se me anë të pajisjeve të tij për shitje produktesh ushqimore (kafe, ujë dhe ëmbëlsira), që instalon në ministri të ndryshme, kishte infektuar dhjetëra punonjës që kishin përdorur këto makineta me monedha.
 
Në adresën e “Gazetaatdheu.com” ka mbërritur një mesazh nga një punonjës i Ministrisë së Financave.
 
Mesazhi i plotë:

“Pershendetje Atdheu,

jemi punonjes te ministrise se financave dhe ketu ka disa te infektuar me koronacvirus. jane 4 punonjes dhe qe te gjithe e kane mare virusin te makinetat e kefese dhe ujit qe i sjell kompanie e Amant josifit ne te gjitha ministrite,

edhe te kryeministria u infektuan kur moren ushqime dhe shishe uji te makinetat me monedha te Josifit.

Po ashtu edhe disa punonjes ne ministrine e Mbrojtjes jane infektuar keto dite me coronavirus. edhe atje Amanti ka cuar keto makinetat e kafese dhe embelsirave dhe paketave.

Makinetet nuk japin asnje kupon tatimor dhe as kosur. por tani nga punetoret qe nderojne, po infektohemi me coronavirus. Jane te gjitha te Amant Josifit se edhe te kompanite e tij u infektuan punonjesit keto dite.

Anonim julutem…”

Kujtojmë se në fund të muajit maj rreth datës 23-24 maj 2020, në kompanisë Call-center të administruar nga këshilltari i Mbrojtjes, Amant Josifi, u zbuluan 15 persona të infektuar me koronavirus.

Edhe më herët këshilltari i ministres Xhaçka, Josifi, ka qenë në fokus të investigimeve të mediave ndërkombëtare për një skandal financiar ndërkombëtar, përmes call-centerave.

“CTA Group”, call-centeri që operon në zonën e Laprakës në Tiranë, është në pronësi të “APA Liaison”, kompani e cila është plotësisht në posedim të Josifit.

Josifi është bërë lajm edhe më herët në lidhje me skandalin financiar ndërkombëtar, përsa u përket zhvatjes së llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit në bursë, me call-centerat që zotëron./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit