Infektoi vajzën tetë muajshe dhe gruan, i prekuri me Covid rrëfen reagimet e njerëzve: Unë isha fajtori!

Infektoi vajzën tetë muajshe dhe gruan, i…

Një nga të infektuarit me korònavirus në vendin tonë ka rrëfyer si reaguan njerëzit kur mësuan se ishte prekur nga sëmundja. Teksa shpjegon se infektoi vajzën 8 muajshe dhe gruan, Artan Hakaj shprehet se reagimi i njerëzve është i pakuptimtë.

“Unë vetë e kam deklaruar dhe e kam thënë që jam me korònavirus, pasi kam dashur që ta dinë edhe ata që ndoshta unë nuk i mbaja mend që mund të kem patur ndonjë kontakt me ta, dhe të ruhen. Por rasti nuk është i njëjtë te të tjerët, të paktën fqinjët tanë e kanë marrë më rëndë sesa është.

Nga njëra anë nuk i fajësoj, se edhe mediat kanë bërë të vetën, e kanë bërë gogol, është një grip pak më i fortë se të tjerët, e duke qenë se prej kaq shumë muajsh është bërë gògol, njerëzit sapo ta marrin vesh ikin sikur ky virùs të kapërcente 5 metra, dhe të kapte prej një distancë të largët. Siç më ka ndodhur edhe në hyrje, por unë kam bërë 3 teste, edhe kur kam dalë për ritestim, kam dalë me masa mbrojtëse dhe ndaj e kam bërë publike, që të tjerët ta dinë dhe të ruhen.

Por ndjenja më e rëndë është kur edhe pse ti përpiqesh të ruash maksimalisht distancën, në momentin që befasisht të shohin, reagojnë në një mënyrë sikur sëmundja të transmetohet me rrezatim, me një frikë që për atë që kanë virusin është ndonjëherë irrituese”, tregoi Hakaj per emisionin “Rreze Dielli”.

Sa i përket infektimit të partneres dhe vajzës 8 muajshe, Artani ndihet fajtor pasi rezultuan pozitive ndaj sëmundjes.

“Edhe vajza tetë muajshe dhe gruaja janë konfirmuar me korònavirus një javë pasi jam konfirmuar edhe unë. Në fakt për këtë kam dalë edhe nga spitali pa u bërë 2 javë qëndrimi atje, kam dalë ditën e tetë, nuk kishte më arsye për të qëndruar në spital. Sepse unë u hospitalizova, qëndrova në spital me shpresën se nuk ia kam transportuar vajzës dhe gruas, por në momentin që u konfirmuan, ishte shumë e sikletshme që isha unë fajtori që e dija që e kam mbartur virùsin dhe e kam transportuar tek ata.

Plus nuk kisha mundësi t’i ndihmoja, ishin momente shumë të vështira për një njeri që i mendon gjërat pak më thellë. Isha unë fajtori i infektimit të tyre dhe as nuk mund t’i ndihmoja. Por njerëzit e afërt më ndihmuan që të furnizonin me ushqime dhe ilaçe gruan dhe foshnjën 8 muajshe”, tha Artan Hakaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit