Infermierja la pas dy fëmijë/ Rrëqethin kolegët e saj: Zoti të deshti për vete se ishe më e mira

Infermierja la pas dy fëmijë/ Rrëqethin kolegët…

Një infermiere në Urgjencën e Sëmundjeve të brendshme në QSUT ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme. Infermierja Adjola Sula ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe lajmin e kanë ndarë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Ata shkruajnë se ajo ndërroi jetë në moshë të re dhe ishte nëna e dy fëmijëve, ndërsa kanë shprehur ngushëllimet e ndjera.

Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:

“Humbje e madhe për te gjithë koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjencës se Sëmundjeve te Brendshme ne QSUT. E dashur me te gjithë koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u shërbente. Nene e dy fëmijëve dhe grua shembullore. Duket sikur jeta është e padrejte kur merr njerëzit dhe koleget me te mire. Ngushëllime te përzemërta familjes, kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla. Nuk gjejmë dot fjale për te thëne çfarë na ke shkaktuar te gjithëve ne qe patëm fatin te te njihnim. Shpirti yt u preftë ne paqe. Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Edhe kolegët e saj rrënqethin me mesazhet për Adjolën e cila la pas 2 fëmijë

Infermierja la pas dy fëmijë/ Rrëqethin kolegët e saj: Zoti

R.I.P
Dje eshte larguar nga jeta Kolegia jonë e dashur ADIOLA SULA e cila ja përkushtoi shumë vite nga jeta e sajë në shërbim të Urgjencës së Sëmundjëve te Brëndshme duke punuar me shumë Përkushtim dhe pasion ne zanatin e sajë si INFERMIERE!
Adiola ka shpëtuar shumë jetë të Pacintëve,por veten e sajë nuk e shpëtoi dot!
Adiolën do ta kujtoj gjithmonë si një grua që buzeshja nuk ju nda anjëherë nga fytyra e sajë!
Do na mungosh shumë Adiola
Zoti të deshti për vete se ishe më e mira
Qofsh e Xhenetit,dhe zoti të bekoftë 2 vajzat që ke lën

Infermierja la pas dy fëmijë/ Rrëqethin kolegët e saj: Zoti
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit