Infermierja mund t’u ketë dhënë ujë të kripur, mijëra persona marrin një dozë tjetër

Infermierja mund t’u ketë dhënë ujë të…

Në veri të Gjermanisë autoritetet u kanë bërë thirrje mijëra personave që të marrin një dozë tjetër të vaksinës kundër Covid-19, pasi një hetim policor tregoi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u ketë dhënë ujë të kripur në vend të vaksinës së vërtetë.

Infermierja, identiteti i së cilës nuk u publikua, dyshohet se u ka dhënë ujë me kripë në vend të vaksinës njerëzve në qendrën e vaksinimit në Friesland, në afërsi të detit të Veriut në fillim të kësaj pranvere. Autoritetet deklaruan se deri në 8600 persona mund të jenë prekur.

Edhe pse uji i kripur është i padëmshëm, shumica e njerëzve që janë vaksinuar për Covid-19 në Gjermani në muajt mars dhe prill, kur dyshohet se ndodhi ngjarja e pazakontë, janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar.

Hetuesi Peter Beer, duke folur në një konferencë për gazetarë, tha se duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, ekziston një dyshim i arsyeshëm për rrezik.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i infermieres së dyshuar, por ajo kishte shprehur qëndrime skeptike rreth vaksinave në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit