Infermierja në Elbasan me COVID, karantinohet reparti i gjinekologjisë

Infermierja në Elbasan me COVID, karantinohet reparti…

 Një prej 4 rasteve me COVID në Elbasan është një infermiere e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë.

Infermierja ka shfaqur siptomat disa ditë më parë dhe është konfirmuar pozitive nga tamponi i bërë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.

Gjatë raportimit ditor këtë të shtunë (4 korrik), u regjistruan 2 viktima dhe 67 raste të reja.

Numri total i viktimave ka shkuar në 74 ndërsa numri total i të infektuarve është 2,819.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit