Infermierja zgjohet pasi ra në koma: Takova Zotin!

Infermierja zgjohet pasi ra në koma: Takova…

Nuk është sekret që shumë njerëz pretendojnë se e kanë parë jetën e përtejme gjatë përvojave afër vdekjes, por një ish-infermiere ka shkuar edhe më tej. Ajo ka pretenduar se është takuar me Zotin.  52-vjeçarja, Penny Wittbrodt tha se e gjeti veten ballë për ballë me të Plotfuqishmin kur ishte në koma.

Infermierja, tashmë një pensioniste shprehet e bindur se pasi  kishte përjetuar një reaksion të rëndë alergjik nga ngrënia e butakëve, pa një ‘dritë të ndritshme’ gjatë rrugës për në spital. Sipas saj, pikërisht në atë moment shpirti i gjyshes e ka udhëzuar të qëndrojë sa më e qetë.

Më pas ish-infermierja tregoi edhe për takimin e saj me Zotin. Në bisedë e sipër 52-vjeçarja e ka pyetur se pse duhej të vuante kaq shumë në momente të ndryshme të jetës së saj, si për shembull kur bashkëshorti e la të vetme.

Ajo tha se ishte e lumtur me përgjigjet e Zotit për të gjitha pyetjet e saj, duke shpjeguar se ai i tha asaj se vuajtja e saj tokësore do të shpërblehej në jetën tjetër.

Megjithatë, ish-infermierja në pension nuk pretendon vetëm se ka mësuar kuptimin e jetës pas komës së saj, ajo tha se zbuloi gjithashtu se disa nga përvojat tona të jetës janë të paracaktuara

Penny tani është një blogere ku ndan me ndjekësit për jetën dhe eksperiencën e saj me Zotin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit