Inflacioni është ulur por çmimet mbeten të larta, 75% e buxhetit të shqiptarëve shkon për konsum

Inflacioni është ulur por çmimet mbeten të…

Befas qeveria në këtë vit zgjedhor normalizoi inflacionin duke bërë që ai të jetë më i ulët se në rajon, në nivelin 5.3%. Ndonëse zhvlerësimi i parasë është ulur, çmimet mbeten njësoj të larta si afro një vit më parë. Sipas eksperteve të ekonomisë vendase, 75% e buxhetit familjar te shqiptarët shkon për mallra dhe shërbime bazike të jetesës së përditshme.

Rimëkëmbja nga kriza ekonomike duket e lartët për shqiptarët. Normalizimi i të ardhurave duket i pamundur teksa çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë të pandryshueshme. Ekspertët thonë se në Shqipëri gati 70% e të punësuarve jetojnë me të ardhura gati nën mesatare. Thënë ndryshe shumica e shqiptarëve mbijetojnë sa për të plotësuar nevojat bazë të ushqimit, duke mos pasur mundësi për të jetuar, apo argëtuar.

Shqipëria pavarësisht se ka një normë të ulët inflacioni, indeksin e përgjithshëm të çmimeve të konsumatorit, por në fakt nëse nisemi në strukturë Shqipëria ka probleme serioze me çmimet e produkteve bazike sepse çmimet e produkteve ushqimore, çmimet e bulmetit, çmimet e atyre që janë tryeza e përditshme e familjeve shqiptare në të cilat ne shpenzojmë gati gjysmën e të ardhurave tona, kuptohet që këto çmime janë rritur deri në 25%, pra çka do të thotë që efekti është disporpocional për grupet shoqërore,” – tha pedagogu Selami Xhepa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit