Inflacioni i lartë, pensionet reale u ulën me 6% në vitin 2022

Inflacioni i lartë, pensionet reale u ulën…

Pensionet reale në vend pësuan rënie në vitin që lamë pas për shkak të inflacionit të lartë. Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar, më së shumti në qytete, ishte 180 USD në muaj ose 90% e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë. Të dhënat  tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet.

Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat nuk patën asnjë ndryshim. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8%, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.

Sipas ISSH, tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4% e pagës mesatare neto. Dhe pensionet në çdo vit po ndjekin trend rënës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit