Inflacioni në Shqipëri kap rekord! Çmimet e ushqimeve stratosferë

Inflacioni në Shqipëri kap rekord! Çmimet e…

Rritja e çmimeve në vend ka kapur nivele rekord. Inflacioni në Shqipëri ka kapërcyer në 8.3%. Kjo sipas INSTAT është norma më e lartë që prej vitit 1998.

Rritjen më të madhe për buxhetin e familjeve shqiptare e kanë patur produktet bazë të shportës ushqimore, si vaji, sheqeri, mielli, uji, orizi.

Shqiptarët po paguajnë më shumë për ujin e energjinë, për shërbimet arsimore e shëndetësore.

Kjo vjen pasi rritja e çmimeve ka qenë e konsiderueshme, ndërsa shtrenjtimi vijon edhe për kafenetë e restorantet. Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 2.76%.

Dukshëm, inflacioni i rritur është kthyer në sfidën kryesore të ekonomisë shqiptare dhe mund të cenojë rritjen e qëndrueshme të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit