
Inflacioni ka pësuar një rënie në muajin që lamë pas, por kjo nuk ka sjellë asnjë ndikim pozitivë në çmimin e ushqimeve. Sakaq, duhet të theksojmë se kjo rënie regjistrohet në raport me të dhënat e marsit të një viti më parë, ku shihet se treguesi ka rënë me 7.1%.
Gjithsesi, më tutje shpjegohet se, rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve. Por, çmimet e ushqimeve të shportës dhe çmimi i karburantit vazhdon të mbetet i lartë. Madje ushqimet po shtrenjtohen me ritme dyfishore.
“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 20,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15,9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,6 %, “mish” me 11,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8,0 %, “bukë dhe drithëra” me 5,6 %, etj”, thuhet në raport.
