Influencerët italianë do të vëzhgohen nga shteti, s’mund të postojnë ç’të duan

Influencerët italianë do të vëzhgohen nga shteti,…

Italia do të monitorojë në mënyrë të rreptë influencerët e rrjeteve sociale. Çdo përmbajtje që ata do të postojnë duhet të përmbajë të njëjtat rregulla që ndiqen për transmetimet televizive. Sipas Autoritetit Italian të Komunikimit, përdoruesit e famshëm të rrjeteve sociale do të përballen me gjoba të nëse nuk etiketojnë qartë bashkëpunimet që kanë me kompanitë private ose nuk zbulojnë interesat e tyre komerciale. Çdo reklamë e tyre do të kalojnë nëpërmjet filtrave të verifikimit shtetëror, për të shmangur çdo keqinfromim apo çdo abuzim që mund t’i bëhet audiencës.

 “Era e influencës perëndimore ka marrë fund. Po e nisim me të mëdhenjtë, por edhe të tjerët do duhet të përshtaten. Influemcuesit duhet të fusin një paralajmërim për natyrën reklamuese të përmbajtjes që postojnë” – tha Xhakomo Lasorela, drejtuesi i autoritetit.

E gjithë kjo përpjekje vjen pas nëj mashtrimi të madh që ndodhi për Krishtlindje. E përfshirë ishte influencuesja Kiara Ferganji, e cila promovoi një nismë bamirësie. Bëhej fjalë për mblerjen e disa ëmbëlërsirave të një kompanie, dhe një pjesë e parave do të shkonin për spitalin e Torinos. E gjithë kjo rezultoi gënjeshtër, pasi kompania nuk bëri asnjë donacion.

Kiara Ferganji ka një faqe në Instagram me 30 milionë ndjekës dhe promovimi që ajo bërë kishte një ndikim të madh në xhirot që pati kompania. Për këtë mashtrim influencuesja u gjobit me 1 milion euro, ndërsa kompania me afro 420 mijë euro, për mashtrim.

Udhëzimet e propozuara nga qeveria italiane synojnë të mbrojnë edhe fëmijët, apo adoleshentët si përdorues të këtyre rrjeteve. Në grupin e ri të rregulloreve përfshihen dënime të ashpra për ndikuesit që nuk arrijnë të reklamojnë saktë bashkëpunimin e tyre me një markë dhe interesat e tyre komerciale, me gjoba deri në 250,000 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit