Ditë e keqe për gardërobën e “luksit” të influencereve në Instagram. Tetë dyqane në Tiranë, përfshirë Prive Brands dhe Zabo Garden, ku shiteshin veshje, çanta, aksesorë dhe pajisje të markave të njohura, janë futur nën hetim pas dyshimeve se disa produkte nuk kishin dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin. Aksioni “Illegal trade” ka hapur jo vetëm një dosje hetimore, por edhe një debat në rrjet,kush do t’i furnizojë tani videot me “unboxing” dhe pozat me marka luksoze?
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta e veshje të markave luksoze pa dokumentet shoqëruese që provonin origjinën e tyre. Përveç dyshimeve për mallra të kontrabanduara, autoritetet konstatuan edhe mosdeklarim të të ardhurave nga shitjet, ndërsa një subjekt u pezullua pasi shiste produkte pa kupon tatimor.
Në përfundim, 9 administratorë dhe përfaqësues subjektesh u proceduan penalisht, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse pas këtyre dyqaneve fshihet një rrjet më i gjerë tregtimi. Po tani ku do t’i gjejnë influencerët veshjet ‘firmato’ për fotot e radhës?.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1049548617518855%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>