Informacion shumë i vlefshëm: Ja si mund të lëvizni jashtë vendit...

Informacion shumë i vlefshëm: Ja si mund…

Nisur nga situata e koronavirusit e cila ka bërë një izolim të vendit tonë në marrëdhëniet me shtetet fqinje, por dhe vendet e BE-së, qytetarët janë përditë të interesuar se si mund dhe duhet të lëvizin.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet si vijon:

  • me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
  • me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
  • me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj, apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi./Gazetaardheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit