Informacione sekrete te Agasi, sot masa për ish-kreun e SHISH

Informacione sekrete te Agasi, sot masa për…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pritet të shqyrtojë masat e sigurisë për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe për dy persona të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e Ergys Agasit. Hyseni ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi dhe akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

 

Sipas hetimeve të SPAK, në automjetin e Agasit janë gjetur nëntë faqe dokumente sekrete të SHISH-it, të cilat dyshohet se i janë vënë në dispozicion nga Hyseni. Prokuroria ka zbuluar gjithashtu mbi 500 komunikime mes tyre, ndërsa ish-drejtoresha ka pretenduar se kontaktet me biznesmenin kanë qenë në kuadër të bashkëpunimit të tij me shërbimin informativ.

 

Në kuadër të të njëjtit operacion janë arrestuar edhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për zbulim të të dhënave sekrete, dhe Embro Sulejmani, punonjës i një restoranti pranë vilave qeveritare në Durrës, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë dhe rrethanat e komunikimeve e të dhënave të sekuestruara.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit