Informacioni për arrestimet është dekonspiruar nga bashkëpunimi i krimit me policinë

Informacioni për arrestimet është dekonspiruar nga bashkëpunimi…
Eksperti i sigurisë Faik Basha

Në një intervistë dhënë për TVA NEWS, eksperti i sigurisë Faik Basha foli për 51 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK dhe arsyen pse në pranga ranë vetëm nëntë persona, sipas tij ka qenë vetë policia që ka dekonspiruar operacionin duke paralajmëruar “kokat” e krimit mbi operacionin e SPAK

“Urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK nuk janë ekzekutuar për shkak se këta persona ose kanë patur informacion për lëshimin e urdhër arresteve ose kanë patur një urdhër arresti të mëparshëm dhe nuk janë gjendur dhe kanë qenë të arratisur dhe një pjesë të cilët nuk kanë peshë të madhe me organizatat kriminale janë arrestuar para pak ditësh.

Ka qenë një aksion, i cili u trumbetua me të madhe si megaoperacioni i SPAK-ut, por realisht nxorri në pah dështime të mëdha në drejtim tëinformacioneve mes strukturave ligjzbatuese në vend, siç është ajo e SPAK-ut dhe as ajo e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku dukshëm informacionet rezervohen mes palëve dhe ka mos besueshmëri të lartë, pasi nëse do kishte qenë një bashkëpunim i mirë, mes tyre dy strukturave numri i të arrestuarve do të ishte shumë i lartë nëse nuk do kishte dekonspirim të informacionit dhe bashkëpunim të këtyre strukturave të larta, qoftë me politikën, por qoftë me grupet e organizuara të krimit në vend, atëhere sigurisht që të gjithë kishin një rezultat shumë të lartë dhe do kishim një punë që mund të merrte duartrokitje nga gjithë qytetarëve të shqipërisë.

Por, siç e theksova, ka patur ka pasur rrjedhje pasi do disa drejtues të lartë të policisë, të cilët janë të përfshirë në këto organizata kriminale kanë patur informacion dhe janë arratisur të gjithë duke mos përfunduar asnjëri në prangat e drejtësisë.

Ish-politikanë, të cilët janë bërë pjesë e grupeve kriminale gjithashtu nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Pra, kjo të lë të kuptosh që informacioni ka rrjedhur nga strukturat e ligjzbatuese në vend dhe ka bërë të mundur që nga shtatë organizatat kriminale të mos përfundojë asnjë në pranga, përveç atyre që janë aktualisht të arrestuar.

Po ta shikosh gjeografinë ku operojnë këto grupe kriminale, janë po ato lokacione që ne i kemi diskutuar herë pas here që fillon nga Fieri nga Durrësi, Tirana, Fushë Kruja, Lezha deri në Shkodër. Sigurisht është një drejtësi e cila ka munguar në vend një drejtësi, e cila ka qenë për njerëzit e varfër, por jo për ato të cilët kanë patur mundësia të mëdha ekonomike, siç ishte dhe këto mundësira edhe fuqizime tashmë që grupet e strukturuar në vend i kanë e ka pafund teknologji pafund, ekonomi pa fund, burime njerëzore, lidhje policore dhe politike.

Më para kanë qenë informacionet, por ka patur resgime nga strukturat homologe nga partnerët ndërkombëtarë, Franca, Belgjika dhe Holanda, të cilët kanë bërë zbërthimin e një aplikacioni të përdorshëm nga grupet kriminale që deri tani ka qenë konsideruar si sekret dhe i besueshëm për të komunikuar grupet kriminale, gjë e cila i ka futur në rrjet.”- tha ai ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit