Inskenoi rrëmbimin e saj, arrestohet 32-vjeçarja

Inskenoi rrëmbimin e saj, arrestohet 32-vjeçarja

Një vajzë e re ka telefonuar në polici, duke inskenuar rrëmbimin e saj. Mësohet se ajo ka thënë:

Më rrëmbyen dhe kërkojnë 3 milionë lekë.”

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë. Një 32 -vjeçare ka telefonuar në komisariat për të denoncuar një grabitje ndaj saj.

Fillimisht pretendoi se i kishin grabitur një shumë lekësh, rreth 3 milion të vjetra. Por e vërteta ka qenë krejt ndryshe.

Forcat e policisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar kallëzim i rremë i 32 vjecares. Ditën e sotme ajo u arrestua nga uniformat blu dhe pritet të dalë para gjykatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit