Inskenoi rrëmbimin e saj për të zhvatur $35,000 nga e ëma, arrestohet modelja

Inskenoi rrëmbimin e saj për të zhvatur…

Modelja braziliane Lauren Adana Lorenzetti, e cila është në pritje të ëmbël, është arrestuar dje në Brazil për inskenimin e pengmarrjes së saj, teksa tentonte të zhvaste paratë nga vetë mamaja e saj.

31-vjeçarja u arrestua në shtëpinë e saj në Santana de Parnaiba, pas pengmarrjes së rreme që kishte ndodhur shumë vite më parë.

Më 18 prill 2010, dy shoqe të Adana dhe i dashuri i saj morën pjesë në komplot. Vajza kishte shkuar në shtëpinë e shoqes së saj dhe kjo e fundit kishte telefonuar nënën e Adana për të kërkuar 1,000 real brazilianë $400.

Më pas i dashuri i Adanas kërkoi 100,000 real ($35,000) nga e ëma për lirimin e të bijës. Por pas telefonatave shqetësuese Vanessa Dallagnol Bassani telefonoi policinë.

I dashuri i atëhershëm i Adanas, i kërkoi të ëmës të largonte policinë nga çështja përndryshe do të vriste vajzën e saj. Por teksa çështja po përshkallëzohej, bashkëpunëtorët e komplotit u përfshinë nga paniku dhe vendosën të heqin dorë.

Prandaj Adana u largua nga apartamenti i shoqes së saj dhe i telefonoi nënës për t’i kërkuar të vinte ta merrte.

Ish-fituesja e Miss Renascenca në 2012 dhe Miss Parana Popularidade në 2013, është arrestuar dhe akuzuar për zhvatje parash. Ish-i dashuri i saj tashmë ka vdekur.

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit