Inspektorët e “IShTI-së” korruptohen nga biznesmeni për të mos i vendosur gjobë

Inspektorët e “IShTI-së” korruptohen nga biznesmeni për…

Dy inspektorë të “Inspektriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial” janë ndaluar nga Policia pas hetimeve të kryera nga SPAK, të cilat zbuluan se ata ishin të përfshirë në një skemë korrupsioni.

Sipas hetimeve, është vërtetuar se inspektorët Olsi Jaraziti dhe Luan Sadikaj kanë marrë nga një biznes në Korçë disa shuma monetare (900 000 lekë dhe 10 000 dollarë), në formë ryshfeti, për të mos i vendosur gjobë subjektit privat në pronësi të shtetasit me inicialet J. S.

Për Olsi Jarazitin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Luan Sadikajn masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Vlerat monetare u morën nga inspektorët në datën 1 nëntor 2021, pasi dy inspektorët zbuluan se biznesmeni J. S., tregtonte pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

Për të mos i vendosur gjobë, ata pranuan nga biznesmeni para në formën e korruptimit. Ndaj tyre rëndojnë akuza për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Raste të tilla korrupsioni janë të shumta, ku shpesh inspektorët mbushin padrejtësisht xhepat e tyre, në vend që të kryejnë punën me përgjegjësi, dhe të sigurojnë që qytetarët do të blejnë produkte të kontrolluara dhe brenda standardeve.

Shkrimi i përket TVA News!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit