Instagram do të njoftojë të miturit që të mos përdorin platformën gjatë natës

Instagram do të njoftojë të miturit që…

Meta njoftoi një veçori të re. Tashmë Instagram do të njoftojë të miturit që të mos përdorin platformën gjatë natës.

Rrjeti social do u dërgojë një mesazh automatik përdoruesve të saj të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social nga ora 22:00 deri në 16:00.

Të miturit do të marrin mesazhin “Është vonë. Mendoni të fikni Instagramin gjatë natës” në profilin e tyre nga ora 22:00 nëse përdorin funksione të caktuara në rrjetin social.

Këto njoftime nuk i detyrojnë të rinjtë t’i respektojnë dhe ata që nuk deklarojnë moshën reale kur hapin një profil mund t’i shmangin plotësisht.

“Gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne po lançojmë mesazhe të reja në mbrëmje që do të shfaqen kur adoleshentët kalojnë më shumë se 10 minuta në Instagram, kur ata janë duke parë Reels ose mesazhe direkte natën vonë. Kjo do t’u kujtojë adoleshentëve se është me vonesë”, njoftoi Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit